Site icon Telegrafi

Kushtrim Kelani – artisti shqiptar që po mahnit me zërin e tij

Kushtrim Kelani (Foto: Instagram)

Kushtrim Kelani momentalisht është shndërruar në një nga zërat më të pëlqyer nga publiku dhe jo vetëm.

Këngëtari, i cili lindi në Gjermani dhe është me prejardhje nga Prishtina, ka filluar të këndojë qysh në moshë të re, por tani po admirohet nga publiku posaqërisht për disa këngë ‘cover’ që ka sjell.

Ai fillimisht nisi këndimin në zhanrin folklorik, për të vazhduar më tej në kitar dhe piano.

Në vitin 2010, i njëjti lansoi këngën e tij të parë të titulluar “Mirë me mua”, në bashkëpunim me këngëtarin Lyric Master. Dy vite më vonë, ai erdhi në bashkëpunim me Nogën, projekti i të cilëve mban titullin “Shiu”.

Në vitin 2015 po ashtu publikoi një tjetër projekt në duet me Lyric Master “Nuk e di”, teksa në vitin 2016 solli këngën “Xhelozi” me videoklip.

Megjithëse lansoi një numër projektesh, Kushtrimi për publikun u bë më i njohur kohëve të fundit, me publikimin e disa ‘cover-ave’ si “Jetën tënde”, “A më do”, “Ma vodhe”, “Kthema” etj.

https://www.youtube.com/watch?v=ua9rzEyhb8Q

Për Telegrafin, artisti Kelani tregon se është duke punuar në projekte të reja, të cilat do publikohen në ditët në vazhdim.

“Po pëlqehem më shumë për këngët cover edhe pse kam këngë të tjera me klip, por jam duke punuar në këngë të reja dhe do i sjell në vazhdim”, ka thënë Kushtrim Kelani për Telegrafin.

I njëjti më tej falendëron të gjithë fansat e tij, që po e përkrahin vazhdimisht gjatë kësaj kohe. “Jam i lumtur dhe i falendëroj të gjithë ata që po më përkrahin”, vazhdon më tej Kushtrimi.

 

Veç tjerash, ky i fundit është mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version