Telegrafi

Kushtrim Gashi nga Prizreni, çerekfinalisti i radhës i Detektivit

Kuizi “Detektivi” edhe të martën ka dhënë emocione të shumta.

Në episodin e 12-të janë përballë mes tyre faturisti nga Prizreni, Kushtrim Gashi, frizerka nga Shtimja, Feride Feka dhe mjeshtri nga Gjilani, Urim Bekteshi.

Fitues në fund të emisionit doli 30 vjeçari nga Prizreni, Kushtrim Gashi.

Prizrenasin do ta shohim shumë shpejt në çerekfinale, derisa dy kundërkandidatët tjerë do të kenë mundësi të garojnë në audicionet tjera të “Detektivit”.

Në emisionin “Detektivi” pjesëmarrës në audicion kanë qenë persona të profesioneve të ndryshme, por që të gjithë i bashkon pasioni për dije dhe garë.

Deri më tani 12 garues kanë kaluar në çerekfinale të kuizit “Detektivi”.

Në fund të spektaklit fituesi/ja do të shpërblehet me preminë kryesore, e cila është një veturë ‘Renault Clio’.

Kuizi “Detektivi” vjen çdo natë për shikuesit e RTV Dukagjini nga ora 22:15. /Telegrafi/