Telegrafi

Kushtrim Gashi konfirmon ndarjen me Ballkanin, pritet të bashkohet me Prishtinën

Njëri ndër mesfushorët më të mirë në vitet e fundit, Kushtrim Gashi, ka njoftuar shkëputjen e kontratës me Ballkanin.

Lojtari që kaloi tre vite në Suharekë, ku fitoi edhe titullin e kampionit, para ndeshjeve evropiane, kishte probleme me trajnerin Ilir Daja.

Edhe pse kishte kërkuar më parë largimin, vetëm tani ai është liruar nga klub.

Ai ka falënderuar klubin dhe shokët e skuadrës në një postim në rrjetet sociale, në njoftimin për largim.

Kushtrim Gashi pritet që ta vazhdojë karrierën te Prishtina./Telegrafi/