Njëri ndër mesfushorët më të mirë në vitet e fundit, Kushtrim Gashi, ka njoftuar shkëputjen e kontratës me Ballkanin.
Lojtari që kaloi tre vite në Suharekë, ku fitoi edhe titullin e kampionit, para ndeshjeve evropiane, kishte probleme me trajnerin Ilir Daja.
Edhe pse kishte kërkuar më parë largimin, vetëm tani ai është liruar nga klub.
Ai ka falënderuar klubin dhe shokët e skuadrës në një postim në rrjetet sociale, në njoftimin për largim.
Kushtrim Gashi pritet që ta vazhdojë karrierën te Prishtina./Telegrafi/