Site icon Telegrafi

Kushtonte 20 herë më shumë, i sëmuri me kancer e gjeti një makinë të kimioterapisë për 200 euro – pastaj bleu edhe gjashtë të tjera për spitalin (Foto)

Një pacient me kancer ka ndihmuar shumë një qendër shëndetësore dhe pacientët e saj duke gjetur një makinë për kimioterapi që kushtonte rreth 4000 euro, për vetëm rreth 200 euro, në eBay.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Steve Brewer, 62 vjeç, të cilit infermieret në Spitalin e Qytetit të Peterborough-it, Angli, i kishin thënë se nuk mund të përballonin blerjen e një makine të trefishtë pompash, të cilat administrojnë barnat e kancerit.

Por kur ai shikoi në internet nga shtrati i tij në spital, ai e gjeti atë për një kosto jo të lartë, e bleu dhe ia dhuroi spitalit.

Steve, 62 vjeç, tha: “Po bëja kimioterapinë e parë dhe infermierja më shpjegoi se nuk kishin pompa të mjaftueshme”.

“Thashë ‘Do të shoh nëse mund të gjej një dhurues’. Kam shikuar përreth dhe e gjeta një në eBay për 175 funte”.

Steve, nga Peterborough u diagnostikua me kancer të zorrëve në vitin 2014 dhe ka kaluar nëpër 25 raunde të kimioterapisë, pas së cilës ai thotë se po e mban sëmundjen nën kontroll.

Dhe babai i tre fëmijëve duhet të shkojë në spital dhe të përdorë makinën çdo dy javë.

Që nga momenti i zbulimit të makinës së parë ai ka ngritur një fond për të dhuruar gjashtë pompat e tjera në spital.

Fillimisht, stafi në Spitalin e Qytetit në Peterborough kanë thënë se ata nuk mund t’i përdorin makinat sepse ishin të dorës së dytë.

Por Steve, së bashku me infermieren e kimioterapisë Angelo Cuenca, i bindën prodhuesit e pompave Baxter për t’i ri-komisionuar makinat pa pagesë, duke i lejuar spitalet t’i përdorin ato për pesë vjet.

“Kishte pak burokraci. Duhej një kohë, por ne këmbëngulëm”, ka rrëfyer Steve, i cili ka dy nipër e mbesa.

Linda Nkhata, një menaxher i njësisë së kimioterapisë në Peterborough City Hospital, tha: “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj z. Brewer për dhuratën e tij bujare”.

“Pompat kushtojnë 3,400 funte për të blerë të reja, të cilat do të ishin një shpenzim masiv”. /Telegrafi/

Exit mobile version