Site icon Telegrafi

Kushtojini vëmendje simptomave: Urinimi i shpeshtë mund të jetë shenjë e problemeve serioze shëndetësore

(Foto: Pexels)

Urinimi i shpeshtë është zakonisht një shenjë se keni pirë shumë lëngje, por nëse mendoni se nuk po merrni mjaftueshëm lëngje për të urinuar aq shpesh, mund të nënkuptojë se keni një problem të caktuar shëndetësor.

Shumica e njerëzve kanë rreth pesë deri në shtatë herë në ditë nevojë për të urinuar, por nëse jeni duke shkuar më shumë se shtatë herë brenda 24 orësh dhe nuk keni pirë më shumë se dy litra lëngje, shikoni disa nga këto shkaqe.

Lexo po ashtu Një veprim i vetëm ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar

Disa shkaqe mund t’i përfshijnë veshkat, fshikëzën e urinës, prostatën dhe diabetin. Megjithatë, ka arsye të tjera më pak të njohura pse duhet të urinoni më shpesh.

Këto janë: infeksioni i traktit urinar, uretriti, shtatzënia, tumori ose masa në zonën e pelvikut, tumori i fshikëzës, lloje të inflamacioneve të murit të fshikëzës, gurët në traktin urinar, disa medikamente që merrni – si diuretikët, terapitë e caktuara, infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe problemet neurologjike.

Lexo po ashtu Pastroni veshkat për 15 ditë: recetë e lehtë dhe e shpejtë!

Simptomat që tregojnë se duhet të shkoni te mjeku janë nëse në radhë të parë, nuk ka rritje të prodhimit të urinës gjatë urinimit. Në varësi të shkakut, personat që kanë probleme me urinimin e shpeshtë mund të kenë edhe simptoma të tjera, si dhimbje stomaku, mosmbajtje urinare, nokturia (urinimi i shpeshtë gjatë natës) dhe dhimbje gjatë urinimit. /Telegrafi/

Exit mobile version