Telegrafi

Kushtoi 40 milionë euro, parku i lojërave mbyllet pas disa ditësh shkaku i këtij rasti (Video)

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është hapur një park lojërash që ka kushtuar 40 milionë euro.

Por, shkaku i këtij tobogani të pasigurt, është detyruar të mbyllet vetëm pak ditë pas hapjes, transmeton Telegrafi.

Fëmija dhjetëvjeçar që është lëshuar nga kati i tretë, ka dalë nga rrëshqitësja dhe ka përfunduar në tokë.

Megjithëse është larguar pa ndonjë lëndim, ai ka mundur ta pësojë keq dhe të mbetet dëmtime të mëdha trupore.

Derisa dëshmitarët kanë thënë se tobogani dridhej dhe nuk ishte i siguruar sa duhet, janë duke u bërë hulumtime se si ndodhi ngjarja. /Telegrafi/