Telegrafi

Kushtëzimet e Bankës Botërore për projektin “Kosova e Re”

Banka Botërore (BB) i ka vënë disa kushte para se të marrë një vendim për përkrahje apo jo të projektit më të madh energjetik në vend, “Kosova e Re”.

E përkrahja përkatësisht lëshimi i garancive, që kjo bankë është paraparë t’i lëshojë në këtë projekt, janë qenësore për realizimin e projektit për ndërtimin e një termocentrali me kapacitet të instaluar prej 600 megavatësh, që është nisur para 9 vjetëve, shkruan Koha Ditore.

Jan-Peter Olters, menaxher për Kosovën i Bankës Botërore, thotë se vendimi i Bankës Botërore parashihet të lëshohet në fund të pranverës, përkatësisht në fillim të verës.

Kushti i parë që Banka Botërore e ka para se të marrë një vendim për këtë projekt është publikimi i vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social që do të ketë projekti “Kosova e Re”. /Telegrafi/