Site icon Telegrafi

Kushtetuesja vendosi të procedojë Nenin 175 kontestues për çështje të përgjimeve

Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese vendosi të nisë procedura për Nenin 175 të Ligjit për komunikime elektronike, pasi që dyshohet në kushtetueshmërinë e nenit kontestues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica e gjykatësve vlerësojnë se Neni mundëson përgjime të pakufizuara nga ana e DSK-së, pa kontrollë, respektivisht Neni 168 dhe 175 nuk saktësojnë se në çfarë kushtesh lejohet përgjimi.

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë nismën për rishikimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, si edhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjykata konsideron se vendimet nuk kanë karakter rregullues dhe bien në grupin e akteve juridike./Telegrafi/

Exit mobile version