Epilogu i mbeldhjes së sotme të Gjykatës Kushtetuese është në të mirë të përmbaruesve në Maqedoni, të cilët janë vënë në shënjestër të kritikave të shumta.
Çmimorja e tyre nuk do të ndryshojë, respektivisht Kushtetuesja nuk do të procedojë asgjë rreth çmimeve për shpërblim dhe kompenzim të harxhimeve tjera për punën e përmbaruesve.
Nga kjo gjykatë thonë se nuk ka patur debat, pasi që për këtë nismë është diskutuar më 13 dhjetor të vitit të kaluar, dhe se sot vetëm është votuar.
Përndryshe, çmimorja e përmbaruesve u publikua në vitin 2016 dhe u kontestua nga një grup qytetarësh, të cilët kërkonin ndalimin e pagesave të detyruara, rishikimin e punës së përmbaruesve, noterëve dhe garantuesve, si edhe përcaktimin e borxhit të saktë dhe jo të saktë./Telegrafi/