Site icon Telegrafi

Kushtetuesja do t’i detyrojë qytetarët e Shkupit për ngrohje, edhe nëse nuk ngrohen

Sot para Gjykatës Kushtetuese ka qenë në shqyrtim kërkesa e disa qytetarëve që mos paguajnë ngrohje nëse ngrohtorja nuk punon.

Të njejtën kërkesë Gjykata Kushtetuese e ka hudhur poshtë si të pabazë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për 12 mijë familje në Shkup që janë të shkyçur nga sistemi i ngrohtores së qytetit, të cilët në mungesë të ngrohjes nuk kanë paguar fatura.

Tani, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese qytetarët do të paguajnë fatura të unifikuara apo të përllogaritura. /Telegrafi/

Exit mobile version