Site icon Telegrafi

Kushtetuesja do të diskutojë në javën që vjen për kushtetueshmërinë e nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike

Gjykata kushtetuese e Maqedonisë ka vendosur që më 29 mars të diskutojë për kushtetueshmërinë e nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky nen u jep të drejtë operatorëve të telekomunikacionit që të sigurojnë të gjitha kushtet e duhura teknike për përgjimin e komunukimit në rrjetet e tyre. Nisma për kushtetueshmërinë e ktij neni është dorëzuar në vitin 2015. Nisma konteston tërë nenin 175, respektivisht të gjitha 10 paragrafet e tij./Telegrafi/

Exit mobile version