Telegrafi

Kushtetuesja pezullon emërimin e Enver Pecit në krye të Gjykatës Supreme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar ankesën e Valdete Dakës, e cila ishte nisur kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e Enver Pecit në Krye të Supremes.

Raportohet se Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme në kohëzgjatje deri në mes të muajit maj të këtij viti që nga data e miratimit të vendimit, njofton Klan Kosova.

Kështetuesja në këtë rast ka pezulluar menjëherë procedurën e emërimit të kandidatit Peci për Kryetar të Gjykatës Supreme nga presidenti i vendit.

Vendimin e plotë në lidhje me këtë rast, mund ta gjeni në linkun e publikuar KËTU.