Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë në mbledhjen e sotme vlerëson se rregulloret janë jashtë rendit juridim dhe se nuk mund të jenë lëndë e vlerësimit të kushtetueshmërisë së vendimit të Gjorge Ivanovit për faljen e politikanëve të përfshirë në hetime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësja Gëzime Starova tha se ”në këtë rast, duke patur parasysh të drejtat e përmendura kushtetuese dhe procedurale, para se gjithash faktin se rregullat e kontestuara pas nismës u ndërprenë, dhe me këtë rast nuk janë më pjesë e rendit juridik, vlerësojmë se nuk ka supozime për vlerësimin e tyre, respektivisht nuk mund të jenë lëndë për vlerësimin e kushtetueshmërisë para këtij Gjyqi.”
Starova mendon se Gjykata kushtetuese duhet që ta hedh poshtë këtë nismë. Pas përfundimit të seancës, gjyaktësit duhet të votojnë nese do të nisin procedura vlerësimi, ose jo./Telegrafi/