Site icon Telegrafi

Kushtetuesja: Nuk ka pengesë ligjore, bujqit mund t’i marrin subvencionet

Gjykata Kushtetuese vendosi në të mirë të bujqëve në lidhje me subvencionet të cilat duhet t’i marrin, por që ende nuk është reliazuar kjo e drejtë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pra, bujqit nuk ka nevojë të presin formimin e qeverisë së re që t’i marrin ato. Kushtetuesja konsideron se nuk ka pengesë ligjore që Ministria e Financave të mos i lëshojë paratë e destinuara për bujqit, para se të formohet qeveria.

Përndryshe, Qeveria duhet të paguaj subvencionet e vitit 2016, por ka bujq që nuk i kanë marrë as subvencionet e vitit 2014 dhe 2015./Telegrafi/

Exit mobile version