Telegrafi

Kushtetuesja hedh poshtë nismën për shfuqizimin e testimit ekstern në Maqedoni

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e ka hedhur poshtë edhe nismën e dytë që ka të bëjë me shfuqizimin e testimit ekstern. Për Kushtetuesen, nisma e Zhaklina Prekiq dhe të tjerët në vitin 2015, është e vjetër, duke konsideruar gjithashtu se testimi ekstern është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nismëtarët për shfuqizimin e testimit ekstern kishin theksuar organizimin e testimit, punën e komisioneve dhe kontrollin e testimit, si bazë që duhet konsideruar e mjaftueshme për t’u hedhur poshtë nga Kushtetuesja.

Një nismë e ngjashme u hodh poshtë edhe në dhjetor të vitit të kaluar, nga një grup profesorësh nga Manastiri, e dorëzuar në gjykatë në vitin 2013./Telegrafi/