Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili i quan “pazare të mirëfillta” kushtet që partia e tij i paraqiti pushtetit për ta votuar buxhetin për vitin 2019.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pazaret e PSD-së quhen politikë e mirëfilltë për mirëqenien e secilit, “me pazaret ordinere të të tjerëve, që bëhen për interesa vetanake”.
Duke cituar bashkpartiakun e tij, Dardan Sejdiun i cili ka publikuar arsyet pse po bën pazare me Qeverinë, ka thënë se, e gjithë kjo ka të bëjë me Ligjin për paga, me theks të veçantë në kërkesat e sektorit të shëndetësisë.
Ligjin për Dialogun, që sipas tij mundëson rol qendror të Kuvendit dhe vendimmarrje konsensuale gjatë procesit negociues dhe se një dialog me Serbinë nuk është në dorën e një njeriu.
Ndërkaq, ndër kushtet e tjera janë edhe ulja e zëvendës-ministrave në dy për çdo Ministri, nga 4 apo 5 sa janë sot, shkarkimin e Nenad Rikallo dhe funksionalizimi i Bujqësisë, si dhe Kosova të bëhet me Kod Personal për të gjithë meritorët dhe përjashtues për të gjithë mashtruesit./Telegrafi