Site icon Telegrafi

Bie borë në Slloveni

Në Slloveni, e cila ditët e fundit u godit nga një stuhi e fortë, sot ka rënë borë.

Moti jo normal ka goditur kontinentin e Evropës, raporton N1.

Përderisa në disa vende kemi zjarre masive për shkak të temperaturave të larta, në disa të tjera stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lexo po ashtu Një i vdekur nga stuhia e fuqishme që goditi Slloveninë, e cila më pas vazhdoi në Kroaci, Bosnjë e Serbi

Pas disa ditësh stuhi dhe reshje shiu, shërbimet meteorologjike sllovene kanë regjistruar sot reshje bore në zonat malore.

Kamera në Kredaricë ka regjistruar reshje bore për një kohë të shkurtër ndërsa temperaturat momentale kapin shifrat prej 1 gradë Celsius.

Ndryshe, stuhia e javës së kaluar ka shkaktuar vdekjen e një personi në shtetin slloven. /Telegrafi/

Exit mobile version