Me qindra fëmijë refugjatë po rrihen nga policia, kafshohen nga qentë dhe po u merren rrobat përpara se në mënyrë ilegale të dërgohen në Serbi.
Shqetësimi është ngritur nga organizata “Save The Children”.
Rreth 1600 emigrantë janë kthyer nga autoritetet kroate dhe hungareze në Serbi.
Aktualisht 7 mijë emigrantë që ndodhen në këtë vend jetojnë në kushte shumë të vështira në magazina të pista dhe të braktisura.
Ata gatuajnë ushqim në zjarrin e ndezur nga plehrat dhe vuajnë nga frymëmarrja si pasojë e tymit të rrezikshëm, transmeton tema.
Fëmijët detyrohen të flenë në temperatura -10 gradë celcius.