Telegrafi

Kushte të tmerrshme tek ambulanca e Gjorçe Petrovit

Këto pamje do të mund të ishin skena të filmave horror. Megjithatë, këto skena janë përditshme të pacientëve të Gjorçe Petrovit që mjekohen në këtë ambulantë, ku funksionojnë disa ordinanca si koncesionar të Shtëpisë Shëndetësore në Shkup. Muret që janë në rënie, instalim i shkatërruar, tualete të shkatërruara janë përditshmëri që nuk është ndryshuar me dekada.

Pacientë që mjekohen këtu nuk e fshehin dëshpërimin nga kushtet e ambulancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dr. Lidija Rexhiq është një nga pediatret që punojnë në këtë ambulancë që ndodhet në Gjorçe Petrov. Ajo thotë që kur është si koncesionare nuk është ndryshuar asgjë edhe pse para në zgjedhje i kanë dëgjuar premtimet e politikanëve për renovimin e kësaj ambulance dhe se do të jetë prioritet.

Ministri i Shëndetësisë Filipçe thotë se deri në shtator do të gjindet model që do të zgjidhet ky problem dekadash i pacientëve në këtë ambulancë.

Disa nga koncesionarët që punojnë në këtë ndërtesë ju shërbejnë mbi 10.000 pacientëve që vijnë nga lagjja e Gjorçe Petrov/Telegrafi/