Telegrafi

Kushte të mjerueshme në spitalin e Manastirit ku trajtohen pacientët me COVID-19

Pacientët me COVID-19 të cilët trajtohen në spitalin e Manastirit, kanë publikuar pamje brenda spitalit, në të cilin shihen kushtet e mjerueshme.

Pacienti që e ka realizuar videon, thotë se kjo është pjesa e spitalit ku kushtet vlerësohen si më të mira, ndërsa për këtë dëshiron ta informojë ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në pamje shihet se në hapësirat e tualetit është vendosur çadër, në mënyrë që të parandalohet rënia e fekaleve mbi pacientët.

Pacienti thotë se për këto kushte duhet të njoftohet e gjithë bota, partitë politike dhe organizatat botërore./Telegrafi/