Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve (OIPA) së bashku me ‘Animalia’ nga Ohri me një apel të dërguar qeverisë së Maqedonisë ka kërkuar që kopshti zologjik në Manastir të mbyllet pasi kushtet ku qëndrojnë kafshët janë mizore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kafshët në kopshtin zoologjik në Manastir po ruhen pa asnjë kujdes për nevojat e tyre. Kërkojmë që të ndërmerren masa të rrepta kundër personave përgjegjës. Ky objekt duhet që të mbyllet sa më parë, ndërsa kafshët të vendosen në vendet adekuate. Ruajtja e këtyre kafshëve në vende të tilla është keqpërdorim.
Kafshët nuk janë objekte të cilat mund të shfrytëzohen për të mbledhur para dhe udhëhequr biznes”, thuhet në apelin deri te qeveria e Maqedonisë./Telegrafi/