Telegrafi

Kushte horror në konviktin e studentëve ”Stiv Naumov” në Shkup (Foto)

Studentët e Maqedonisë kanë kushte shumë të këqija nëpër konviktet e tyre dhe për këtë ka reaguar edhe partia maqedonase në opozitë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e LSDM-së thuhet se studentët lahen me dyert çelë, kanë frikë që natën të shkojnë në banjo pasi nuk ka ndriçim nëpër korridore.

Ushqimi që jepet për shujta është katastrofal ndërsa në shumë raste nuk ka për të gjithë ushqim dhe ata duhet të gjinden vetë.

LSDM opozitare premton se kur do të vijë në pushtet do të kujdeset për kushte më të mira për studentët e Maqedonisë./Telegrafi/