Telegrafi

Kushner: Veriu i Kosovës ka qenë i ndarë që në fillim, nuk donim të bëhej luftë sërish

Ish kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, ka thënë që veriu i Kosovës ka qenë i ndarë që në fillim pasi nuk donin që të bëhej sërish luftë.

Kushner ka thënë që roli i tij ishte për të sjellë paqen.

“Veriu i Kosovës ka qenë i ndarë që në fillim pasi nuk dëshironim të sillnim një aksion luftarak që do të sillte sërish luftën”, ka thënë Kushner, në një intervistë në emisionin Zona B në Klan Kosova.

“Ka qenë një zonë që ishte brenda gjeografisë së Kosovës edhe pse ne kemi pasur mundësi të shkonim në tri zonat në veri.  Nuk kisha ardhur këtu për një luftë njëri prej sukseseve të kombeve të bashkuara ka qenë të mos bëhej më luftë”, tha ai.

Kushner ka kujtuar kohën kur ka ardhur në Kosovë dhe gjëja që më së shumti e kishte prekur ishte masakrat që i ishin bërë fshatarëve.

“Ende më vjen për të qarë kur e kujtoj atë kohë, masakra e fshatarëve ka qenë një realitet i dhimbshëm që më ka prekur shumë”.

“Kam shkuar në shtëpi të serbëve të Prishtinës ku isha bashkë me z.Thaçi ku kam parë gra që ishin sulmuar dhe dhunuar”, ka thënë ai.