Site icon Telegrafi

Kushner: Ju keni fituar, por serbët nuk kanë humbur

Former French minister of Foreign Affairs Bernard Kouchner takes part in the TV broadcast of the show "Le Grand Journal" as part of the 30th anniversary of French channel Canal Plus on November 4, 2014 in Paris. AFP PHOTO / BERTRAND GUAY (Photo credit should read BERTRAND GUAY/AFP/Getty Images)

Ish kryeadministratori i UNMIK-ut në Kosovë nga viti 1999 deri më 2001, Bernard Kushner, ka folur për raportet Kosovë – Serbi dhe marrëdhëniet që duhet krijuar në të ardhmen.

“Duhet pasur besim në të ardhmen dhe të ketë paqe dhe jo luftëra. Nuk duhet të jetohet me të kaluarën por me të ardhmen dhe me vullnetin që gjërat të bëhen më mirë se në gjeneratën paraprake. Vë bast me të gjithë që me kohë do të shihni që do të ketë një perspektivë të përbashkët të rinisë kosovare dhe serbe. Të gjithë nuk duan luftë, të vriten, duhet siguruar me Evropën. Populli evropian duhet të jetë shembull për botën”, ka thënë Kushner, njofton Klan Kosova.

“Nuk bëjë dallime mes rinisë kosovare dhe  serbe. Dy palët kanë vështirësi. E kuptoj që ende ka mërzi, por këtu po kremtohet dhjetëvjetori i pavarësisë dhe kjo nuk është pak. Shihni ku keni arrit. Në vitin 1999 gjithçka ka qenë e shkatërruar. Nëse mendoni se s’ka përparim atëherë nuk keni kuptuar asgjë”.

“Ju keni fituar, por serbët nuk kanë humbur. Kombet e Bashkuara kanë luajtur një rol të mirë”, është shprehur ai, për Zona B.

Kushner ka pohuar se me të ardhur në Kosovë vërehen shumë ndryshime pozitive.

Ai ka rrëfyer rastin e një bullgari që ka thënë se është vrarë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke menduar se është serb, por që ka thënë se tash gjëra të tilla nuk mund të ndodhin.

Exit mobile version