Vrasësi që shtypi me veturë, Almir Aliun, katërvjeçarin nga Kumanova, maqedonasi Bojan Iliq, duhet ta marrë dënimin e merituar, sepse ai qëllimshëm e ka kryer vrasjen.
Kështu ka deklaruar kushëriri i Almirit të ndjerë, i cili është intervistuar nga Kushtrim Sadiku për Info Magazine drejtpërdrejtë nga Kumanova në shtëpinë e fëmijës së vrarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ne si familje kërkojmë nga organet shtetërore që krimineli ta marrë dënimin merituar, pasi ka qenë një vrasje e qëllimshme, ka qenë vrasje me paramendim”, ka deklaruar kushëriri i të ndjerit Almir Aliu./Tetelgrafi/