Telegrafi

Kushërinjtë e sulmuesit në Utrecht: “Ai nuk kreu sulm terrorist, shënjestër e kishte një kushëri” (Foto)

Gokman Tanis është identifikuar si sulmuesi që i vrau tre njerëz, në një tramvaj në Utrecht të Holandës.

Derisa policia holandeze thanë se 37-vjeçari kreu sulm terrorist, kusherinjtë e tij kanë dhënë një verzion tjetër, për motivin e veprës mizore, transmeton Telegrafi.

Reuters citon median turke Anadolu, që raporton deklaratat e familjarëve të tij se “ai kishte shënjestër një kushëri, për çështje familjare, pastaj qëlloi edhe tjerët që provuan ta ndalonin”.

Derisa Tanis vazhdon të jetë në arrati, policia që ka mobilizuar të gjitha forcat dhe është vënë në kërkim, kërkon nga të gjithë që të largohen nëse e shohin, nga frika se mund të sulmojë.

Megjithëse tre persona kanë mbetur të vdekur, nëntë të tjerë që pësuan lëndime të konsiderueshme, janë jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/