Site icon Telegrafi

Kushërinjtë e Dardan Molliqajt irritohen nga deklarata e Boiken Abazit

Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, sot, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se kush është për shtetin e Kosovës e ka babë Serbinë, duke bërë që të ketë reagime të shumta të opinionistëve dhe njerëzve të politikës.

Deklarata e Abazit ka irrituar keq edhe të afërm të Dardan Molliqajt, sekretarit organizativ të Vetëvendosjes.

Njëri prej tyre madje e ka paralajmëruar ashpër këtë të fundit.

“Nëse që sot nuk distancohet nga ofendimet e Boiken Abazit kushëriri im i miri Dardan Molliqaj, atëherë prej sodit me të as n’vdekje e, as n’dasmë”, ka shkruar Arif Molliqi në Facebook.

Exit mobile version