Edhe LSDM pas ardhjes në pushtet, njejtë si OBRM-PDUKM, thanë se Mercedesi i shtrenjtë i markës Maybach që kushton 600.000 euro nuk do të përdoret nga asnjë zyrtarë i qeverisë për të udhëtuar por i njejti do të përdoret për delegacionet e jashtme që vijnë në Maqedoni.
Por, OBRM-PDUKM nuk i qëndroi fjalës së dhënë: Mercedesi ishte në lëvizje më 24 mars në autostradën afër Lozovës, që është rruga Probishtip-Shkup.
Përndryshe, Zoran Zaev para disa ditëve premtoi se as ai por as ministrat tjerë nuk do të voziten me këtë veturë të shtrenjtë. /Telegrafi/