Femrat dhe meshkujt mund të kenë nevoja të ndryshme për seks, njëra palë gjithmonë ka nevojë për më shumë aktivitete të tilla.
Nëse nuk pajtoheni me partneren në disa gjëra të rëndësishme, qoftë kur dëshironi, përkatësisht nuk dëshironi të krijoni familje, si dhe ku t’i shpenzoni paratë dhe ku do të takoheni në të ardhmen, marrëdhënia juaj mund të mos ketë sukses.
Mirëpo, seksi gjithashtu është shumë i rëndësishëm për marrëdhënien tuaj. E po çfarë do të ndodhë atëherë nëse keni dëshira dhe nevoja të ndryshme?
Në fillim kjo gjë është krejtësisht normale. Madje nëse ndonjëri nga ju do të dëshironte jetë më të pasur seksuale, aktiviteti i zvogëluar seksual nuk do të thotë patjetër fund i lidhjes suaj, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e hulumtimit të bërë në më shumë se pesë mijë të anketuar, kanë zbuluar që intimiteti seksual, afshi dhe shpeshtësia e seksit kanë tendencë oscilimi gjatë marrëdhënies afatgjatë.
Më saktë, meshkujt kanë kërkuar më shumë seks sesa femrat.
Rreth 30% e femrave të cilat nuk kanë fëmijë, kanë thënë që partneri i tyre dëshiron të bëjnë më shumë seks se sa zakonisht bëjnë, derisa vetëm 17% e meshkujve që nuk kanë fëmijë kanë thënë të njëjtën gjë për partneret e tyre.
Dallimi është bërë edhe më i theksuar kur i kanë pyetur femrat të cilat kanë fëmijë.
40% e tyre kanë thënë që partnerët e tyre dëshirojnë më shumë seks, ndërkaq vetëm 10 % e baballarëve e kanë përsëritur të njëjtën gjë.
Mirëpo ja një gjë interesante: hulumtimi ka treguar që aktiviteti i zvogëluar seksual i çifteve nuk ka qenë i lidhur me pakënaqësinë e partnerit. /Telegrafi/