Telegrafi

Kush ua vandalizon automjetet banorëve të Manastirit?

Më shumë se dy muaj, persona të dhunshëm enden nëpër Manastir dhe i thejnë veturat e banorëve. Deri tani, kjo dukuri është kryer gjatë periudhës së natës, kurse një akt të tillë e kanë kryer edhe gjatë ditës, pikërisht dje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pronarët e automjeteve dyshojnë se personat e dhunshëm janë fqinj të tyre, mirëpo deri tani nuk është kapur asnjë. Marija Koçovska, banore e lagjes Borimeçka thotë për Tv Telma se thehen xhamat e veturave, dhe pjesë tjera, kurse kohët e fundit, këto akte vandale kryhen edhe gjatë ditës.

Mile Markovski nga e njëjta lagje thotë se mysafirëve të tij u janë marrë fshirëset e xhamave dhe u janë thyer veturat. Policia ka ndërmarrë masa, por deri tani nuk ka ndonjë fajtor të kapur./Telegrafi/

*Foto Ilustrim