Të tilla janë Gwyneth Paltrow dhe Taylor Swift që thuajse ndjekin modelet nga librat gjatë parakalimeve nëpër tepih të kuq.
Përveç si pjesë e listës së të famshmeve të veshura keq, Kim Kardashian, Katy Perry, Emma Stone e Rihanna, janë përfshirë edhe në këtë listë, sepse ka pasur raste kur ato kanë shkëlqyer me shfaqjen e tyre. Ato kanë bërë transformime në modën personale që meritojnë lëvdata.
Të mos harrojmë që këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është dukur bukur gjatë pjesëmarrjeve të saj nëpër gala mbrëmjet e ndryshme, si mysafire, performuese apo konkurruese. /Telegrafi/