Telegrafi

Kush tjetër përveç Salah si yll i ndeshjes: Vlerësimet e lojtarëve në ndeshjen Atletico Madrid 2-3 Liverpool

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Atletico Madridit si mysafir me rezultat 3-2 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mohamed Salah shënoi dy herë, ndërsa Naby Keita shtoi një tjetër në këtë fitore.

Antoine Greizmann në anën tjetër shënoi dy herë po ashtu, por u ndëshkua me karton të kuq.

Salah kishte paraqitjen më të mirë në ndeshje, duke u vlerësua me notën 8.2.

Edhe pse me karton të kuq, Griezmann ishte prej më të mirëve te Atletico me notën  7.2.

Notat e lojtarëve të Atletico Madrid dhe Liverpool

/Telegrafi/