Një labrador i quajtur Boots, ka bërë TikTokers të qeshin deri në lot, pasi pronari ndau një video gazmore të qenit duke u egërsuar nga lumturia kur kuptoi se po vinte kujdestari i tij.
Qeni tundte bishtin me aq entuziazëm, saqë i gjithë trupi i lëvizte nga emocioni, gjë që e bënte të dukej sikur po kërcente dhe me shtimin e një kënge reperi në sfond, e gjithë kjo doli vërtet qesharake.
Videoja u bë virale, duke mbledhur pothuajse 3.5 milionë shikime dhe gjysmë milioni pëlqime.
“Ajo lëviz shumë mirë”, shkroi një Tiktoker, ndërsa një tjetër bëri shaka, “Më duhet të gjej një të dashur që do të jetë kaq i emocionuar kur të kthehem në shtëpi”. /Telegrafi/
@ghees8 I think Boots gets a little excited when the groomer comes over ?#silverdorlife #labrador #my100#life ♬ Swing – Remix – Savage