Site icon Telegrafi

Kush tentoi ta godasë Ben Blushin? (Video)

Gjatë takimit të Elbasanit, ku Ben Blushi u fishkëllye gjatë kohës që po mbante një fjalim, pati edhe një episod tjetër, i cili mund të konsiderohet edhe më i rëndë.

Deputetit, tashmë në “qendër të ciklonit”, Ben Blushi, i është afruar një person, i cili mbante të veshur një xhup të kuq e që duket edhe në këto pamje ekskluzive të opinion.al.

Ai ka tentuar të grushtojë apo godasë Blushin.

Por ai është ndaluar nga gardistët të cilët po ruanin Blushin.

Burime të Lapsi.al thanë se grupi që sulmoi Blushin ishte i Aurel Mehës, dhëndrit të kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Bashkë me Aurel Mehën ishte edhe vëllai i tij.

https://www.youtube.com/watch?v=kyKrNLcY_Mk

Exit mobile version