Telegrafi

Sot zgjidhet minatori më i mirë në Maqedoni

Foto nga arkivi

Minatorët më të suksesshëm në Maqedoni, të nominuar nga punëdhënësit e tyre për rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar, sot do të marrin mirënjohje për rezultatet e arritura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndarja e tyre është me rastin e Ditës së minatorëve, 28 gusht.

Mirënjohjet do t’i ndajë Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa fjalim do të mbajë edhe kryetari i Shoqatës së minatorëve të Maqedonisë, Nikolajço Nikollov. /Telegrafi/