Ka shumë makina të reja të disponueshme në SHBA për më pak se 25,000 dollarë, duke përfshirë ato të tilla si Kia Seltos, Honda Civic tërësisht i ri dhe Mazda CX-30.
Por një kopje e çuditshme e zbuluar nga TheDrive është listuar për shitje përmes Autoway of Atlanta, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë që jepen shumë pak detaje rreth saj, është e qartë se pronari i mëparshëm donte një automjet që t’i ngjante një prej modeleve më të rralla dhe më të shtrenjta, Lamborghini Reventon.
Lista vë në dukje se ky është një model i vitit 2009, që do të thotë se është një Civic i gjeneratës FG, por nga jashtë, ka shumë pak të dhëna për bazat e makinës.
Të gjitha panelet origjinale të trupit janë zëvendësuar dhe në vendin e tyre janë një sërë pjesësh të reja. /Telegrafi/