Universiteti më i vjetër shtetëror në Maqedoni ‘Kiril dhe Metodij’ duhet që të zgjedh rektorin e ri deri më 15 korrik. Për këtë post kanë konkurruar 6 kandidat, profesor aktual të UKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kandidat zyrtar të paraqitur për këtë garë janë Atanas Koçov, Nenad Novkovski, Aleksandara Dimitrov, Nikola Jankulovski, Kole Vasilevski dhe Elena Dumova Jovanovska. Kandidatët në fjalë dje kanë pasur një debat të përbashkët ku kanë shpalosur programët dhe menyrën se si do të veprojnë.
Telegrafi Maqedoni ju sjell profilin e tyre:
-Kole Vasilevski- Profesor aktual dhe prorektor për financa
-Nikolla Jankulovski- Profesor për kirurgji në fakultetin e mjekësisë
-Atanas Koçov- Dekan aktual i fakultetit të maqinerisë
-Aleaksandar Dimitrov- Profesor i rregullt i fakultetit Teknologjik dhe metalurgjik dhe anëtar i Institutit për Metalurgji Ekstrakte
-Nenad Novkovski- Profesor i rregullt në fakultetin e shkencave matematikore
-Elena Dumova- Profesoreshë e rregullt e fakultetit të ndërtimtarisë, katedra teori dhe konstrukcion
Kandidatët deri më 10 korrik do të duhet të bëjnë fushatë dhe për të bindur senatin e Universitetit për zgjedhjen e tyre. Me ligj, rektori i ri duhet të filloj punën më 15 korrik. Rektor aktual është Velimir Stojkovski./Telegrafi/