Telegrafi

Kush do të jetë pjesë e kabinetit të Pendarovskit?

Kaloi thuajse një javë që kur kryetari i ri dha betimin dhe ende nuk dihen se me cilën do të bashkëpunojë Stevo Pendarovski. Emrat ende nuk zbardhen, ndërsa për këtë çështje “Vila Vodno” është më e mbyllur se sa gjatë mandatit të Ivanovit. As shërbimi për shtyp i presidencës, as vet Pendarovski nuk zbulojnë detaje rreth emrat e mundshëm që duhet të jenë në ekipin e tij dhe se a do të ketë ndryshime te të punësuarit aktual që kanë punuar gjatë mandatit të ish kryetarit Gjorge Ivanov.

“Sapo të zyrtarizohen procedurat për zgjedhjen e këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve më të afërt të kryetarit Pendarovskit, publiku do të njoftohet për të gjitha vendimet”, thonë nga kabineti i kryetarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani dihet vetëm se zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski nga e marta shkon në Vila Vodno.

I pyetur se kush ka vendosur për bartjen e tij, Boshjakovski u përgjigj se ofertën e ka marrë personalisht nga kryetari Pendarovski, në koordinim me kryeministrin Zoran Zaev. Deri tani nuk dihet se cilët nga Qeveria do të kalojnë në kabinetin e e kryetarit.

Një pjesë e ekipit të Pendarovskit pritet të jetë profesori i së drejtës, Aleksandar Spasov dhe gazetarja Katerina Canevska-Arsovska, që punoi në zyrën për marrëdhënie me jashtë në kabinetin e Kuvendit.

Për bashkëpunim të mundshëm me kryetarin përmenden emrat e ish gjyqtares në Strasburg Mirjana Lazarova Trajkovska dhe ish ambasadori Aleksandar Tavçinovski.

U përmend edhe aktivistja Merciha Smailoviq, megjithatë ajo thotë se deri tash askush i ka dhënë ofertë, ndërsa lajmin për angazhimin e saj në kabinetin e Pendarovskit e ka parë nga mediat.

Ndryshe, Pendarovski gjatë fushatës së tij thoshte se kabineti do të ketë përfaqësues nga të gjitha bashkësitë etnike që do zgjidhen sipas profesionalitetit dhe se do ta pasqyrojë shoqërinë multi-etnike të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/