Emisioni i kuzhinës Pasion e Profesion që shfaqet çdo të diel në Klan Kosova nga ora 19:00, këtë vit na ka suprizuar me një format të paparë deri më tani.
Sikurse edicioni paraprak i këtij emisioni që ishte një sukses, poashtu dhe ky edicion u prit shumë mirë nga audienca me një shikueshmëri të madhe jo vetëm në shtëpitë tuaja por edhe në rrjete sociale.
Çdo episod ka qenë aventurë në vete, me të qeshura pafund ku poashtu patëm mundësinë të shikojmë garuesit tek shpalosin një anë të tyre më ndryshe ngase jemi mësuar.
Mirëpo po i vjen fundi këtij sezoni të Pasion e Profesion, njësuper-sezon ku aktorët e mrekullueshëm Naser Rafuna, Fiona Gllavica dhe Dardan Gashi kanë përgatitur receta të ndryshme dhe për 10 javë ata kanë garuar me njëri-tjetrin.
Gjatë këtyre javëve ata janë vlerësuar dhe për çdo episod është zgjedhur një pjatë fituese, kështu si përfundim, cili do që ka mbledhur më së shumti pikë do të fitoj tërë sezonin.
Andaj mos e humbisni, këtë të diel nga ora 19:00 në Klan Kosova do të transmetohet episodi i fundit për sezonin e katërt ku dhe do të zbulohet fituesi i këtij sezoni.