Telegrafi

Kush do të fitojë sonte në “Duel-D” të RTV Dukagjinit, Surdulli apo Kastrati? (Sondazhi)

Në kuadër të debateve para garës së balotazhit për kryetar të komunave, sonte në RTV Dukagjini zhvillohet debati në mes kandidatëve për kryetar të Kamenicës.

Në debatin, që do të drejtohet nga gazetari Arben Ahmeti, në studion e RTV Dukagjini në “Duel D”, përballë njëri-tjetrit do të jenë Shaip Surdulli i LDK-së dhe Qëndron Kastratit të VV-së.

Më poshtë lexuesit mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se e ka fituar debatin e sontëm./Telegrafi/