Site icon Telegrafi

Kush do ta zëvendësojë Menduh Thaçin?

Javën që vjen do të mblidhet Kuvendi qendror i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) për të vendosur për datën e mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë kongres duhet të zgjedhet kryetarii ri i PDSH-së, pas dorëheqjes së Menduh Thaçit. Përfaqësuesit e partisë nuk flasin se kush mund të jetë pasardhësi i Thaçit, ndërkaq si emra të mundshëm përmenden kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiku, por edhe Imer Aliu e Bardhyl Dauti.

Përndryshe, në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, PDSH-ja arriti që të merr vetëm 2 deputetë. Zhvillinet e deritanishme lënë të kuptojmë se nuk ka ndonjë bashkim me LR-PDSH-në e Ziadin Selës./Telegrafi/

Exit mobile version