Site icon Telegrafi

Kush do ta zëvendësojë ambasadori Orav në Maqedoni?

Mandati i ambasadorit të BE-së në Shkup, Aivo Orav, përfundon së shpejti, kështu që BE-ja do ta caktojë një zëvendësues të tij, këtë verë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiç, ka konfirmuar për agjencinë AIM se procesi i përzgjedhjes së zëvendësuesit të Orav-it është në zhvillim e sipër.

Burime për këtë agjenci thonë se gjasat për ta zënë vendin e tij, i ka diplomati slloven, Samuel Zhbogar, por mund që të përzgjidhet edhe ambasadori i tanishëm britanik, Charles Garrett./Telegrafi/

Exit mobile version