Spikerja e NBC News dhe reporterja e Shtëpisë së Bardhë është një gazetare e respektuar e Washington DC, megjithëse jo nga presidenti, Donald Trump, i cili e ka akuzuar atë si “një demokrate radikale e lyer me lesh”.
Sidoqoftë, bie poshtë çdo pretendim se ajo do të favorizonte Joe Bidenin në debatin e Nashville, raporton BBC.
Sulmet ndaj Kristen Welkerit u rritën pas një artikulli të New York Post duke cituar historinë e prindërve të saj që janë demokrat të përbetuar dhe sulmuan “stilin e ashpër të pyetjeve” të gazetares, transmeton Telegrafi.
If any other outlet started covering the political donations of *the parents* of folks who work at Fox there would be widespread outrage and rightly so. This is hideous and unjournalistic. And another example of how bad actors use standards against those who uphold them. https://t.co/4FlfsVeyLU
— Jake Tapper (@jaketapper) October 19, 2020
Por shumë nga bashkëmoshatarët e saj kanë qenë të shpejtë për të mbrojtur Welkerin. Edhe këshilltari i lartë i Trumpit, Jason Miller e përshkroi atë si “zgjedhje shumë të mirë” në një intervistë të fundit me Fox Newsin.
“Shikoni, mendoj se kam një mendim shumë të mirë për Kristen Welker”, tha Miller. “Unë mendoj se ajo do të bëjë një punë të shkëlqyeshme si moderatore në debatin e tretë. Unë mendoj se ajo është një gazetare që është shumë e drejtë në qasjen e saj”, shtoi ai.
Welker 44 vjeçare, është moderatorja më e re e serisë së debateve të këtij viti dhe mënyra se si ajo trajton atë që – pavarësisht procedurave të reja të debatit – ka të ngjarë të jetë një takim i fortë, do të shikohet nga afër dhe do të komentohet shumë. /Telegrafi/