Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba po i rikthehet futbollit në muajin mars, dhe ajo që është veçanërisht interesante është se ka bërë të ditur edhe emrin e klubit të tij të ri.
Pezullimi katërvjeçar i Pogbas për dështimin në testin e dopingut u reduktua nga katër në një vit e gjysmë dhe skadon në mars dhe ai tashmë ka marrë një licencë për t’u stërvitur.
Francezi, duket se tashmë ka treguar se me kë do të nënshkruajë. Përkatësisht, ai ka publikuar dy ‘story’ në Instagram që shumëkush i interpretoi si rikthim në radhët e Manchester United.
Fillimisht, ai publikoi një foto me versione të animuara të Amado Diallos dhe të tij me fanellat e United dhe pasi mori lavdërime të shumta nga tifozët e United që mesa duket filluan t’i bënin thirrje që të luante realisht me Diallon, ai publikoi një tjetër ‘story’.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shkruar Pogba.
Pogba ka luajtur gjithsej 233 ndeshje për United me një performancë prej 39 gola dhe 48 asistime. /Telegrafi/