Telegrafi

Kush do ta prekë finalen – formacionet zyrtare të duelit të parë gjysmëfinal mes Realit dhe Atleticos

Në Santiago Bernabeu zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet dy rivalëve nga qyteti i Madridit, Real dhe Atletico.

Përveç rivalitetit të madh në kampionatin spanjoll, dy klubet nga kryeqyteti spanjoll në vitet e fundit e kanë zhvendosur rivalitetin e tyre edhe në garën më të madhe evropiane për klube.

Në vitin 2014 dhe 2016, Los Blancos dhe Los Rojiblancos luajtën në finale dhe në të dyja rastet triumfoi Reali.

Pritet të shihet se cila nga këto skuadra do të arrijë ta prekë finalen e madhe të Cardiffit.

Trajnerët Zinedine Zidane dhe Diego Simeone i kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat, për të cilët besojnë se do t’i aplikojnë në mënyrën më të mirë taktikat e tyre.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Isco, Ronaldo, Benzema.

Formacioni zyrtar i Atletico Madridit: Oblak; Savic, Lucas, Godin, Luis; Gabi, Saul, Koke, Carrasco; Griezmann, Gameiro.

/Telegrafi/