Telegrafi

Kush do ta marrë numrin 10 te Real Madridi pas largimit të James, këta janë pesë kandidatët (Foto)

James Rodriguez është drejt largimit nga Real Madridi pas tri vitesh te kjo skuadër.

Kolumbiani është blerë për 80 milionë euro dhe mund të shitet për një shumë më të vogël se kjo.

Por numri 10 i shumëkërkuar nga futbollistët do të mbetet pa pronar.

Ka disa lojtarë që luajnë aktualisht te Real Madridi që mund ta pretendojnë këtë numër.

I pari është Isco që po shkëlqen këtë sezon, pastaj vijnë edhe Lucas Vasquez e Asensio.

Pastaj edhe dy blerjet e mundshme si të Kylian Mbappes e Delle Alit, mund ta pretendojnë këtë numër. /Telegrafi/