Për konsultimet dhe takimet e paralajmëruara me liderët politikë, Presidenti Stevo Pendarovski së pari do ta presë rezultatin e negociatave mes partive që kanë fituar deputetë në Kuvend.
Cilado parti apo koalicion që do të sigurojë shumicën e nevojshme në Parlament mund të kërkojë takim me Presidentin, për ta informuar lidhur me epilogun e negociatave politike.
Presidenti do ta dorëzojë mandatin në suaza të afatit kushtetues – 10 ditë nga konstituimi i Kuvendit, thonë nga Kabineti i shefit të shtetit dhe shtojnë se mandati do të jepet në pajtueshmëri me normat kushtetuese, partisë apo partive që do ta arrijnë ta sigurojnë shumicën në Kuvend.