Site icon Telegrafi

Kush shpërndau më së shumti kartona?

“Zotëri Gjyqtari I Verdhë” kështu mund të quhet lirisht gjyqtari i futbollit nga Gjakova, Kreshnik Vula, pasi që në dy fazat e para të Raiffeisen Superligës prinë bindshëm në ndarjen e kartonëve të verdhë.

Sipas statistikave të shpallura nga Federata e futbollit të Kosovës (FFK), Vula ka ndarë gjithsej 81 kartona të verdhë.

Pas tij renditen Fatmir Tahiri e Tefik Maloku që kanë treguar nga 64 herë secili kartonin e verdhë.

Kur jemi të kartonët e kuq, prinë bindshëm Besfort Kosumi me 9 kartonë të kuq.

Sa i përket penalltisë, apo vendimit më të rëndë në futboll, deri më tani janë 3 gjyqtarë (Fatmir Tahiri, Hajriz Hajdari e Gramoz Shala) qe kanë dhënë 4 penallti. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version