Yllka Gashi ka reaguar me ironi ndaj vjedhjes së pronësisë intelektuale të të motrës.
Në fakt, një poezi të shkruar nga ana e motrës së aktores shqiptare është vjedhur prej Bekim Bajramit, i cili ka reklamuar se është autor i saj.
Madje ky i fundit e quan veten shkrimtar, ndërsa motra e aktores, Donika Gashi ka pohuar se autore e poezisë është personalisht ajo , transmeton Telegrafi.
“Hahahahahaha! Ka pas qejf i ngrati! Po ma qesharakja është që kushedi qysh jon’ befasuar ata ‘friendsat’ e vet kur ju ka dalë poezia ne news feed! Hahahaha! Kan’ thanë ‘eu çka i paska bë vaki Bekës kështu, tu kaka tranuar’!” , ka qenë reagimi i aktores së serilait “Familja Moderne”.
Ndryshe, kujtojmë se pas përfundimit të serilait ‘Familja Moderne’, Yllka është zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/